Zana Çela takim me kryebashkiakun Çaçi: Në Sarandë thelbësor turizmi rinor dhe ai i trashëgimisë

Saranda, një destinacion i spikatur veror prej dy vitesh është kthyer në një atraksion turistik gjithëvjetor dhe mbi të gjitha shumë tërheqës për festat e fundvitit me evente që i gjeni në aplikacionin TEA.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela zhvilloi në bashkinë e Sarandës një takim me kryebashkiakun Oltion Çaçi, me të cilin u dakordësuan se turizmi rinor dhe ai i trashëgimisë janë dy aspekte thelbësore të turizmit sarandiot.

Biseda u përqendrua tek përmbushja e nevojave të vizitorëve për evente kulturore, festivale, shëtitje në natyrë dhe eksperienca kulinare, edhe përtej qytetit.

Për vitin 2024, bashkia e Sarandës u përfshi në top 10 qytetet me më shumë evente.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela ka nisur dy ditë më parë turin e takimeve me krerët e bashkive të vendit, për të orientuar dhe organizuar së bashku me ta, Kalendarin e Eventeve 2025. Çela ka zhvilluar takime me kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako dhe kryetarin e bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *