SPAK me struktura të posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore, Rama: Uroj të jetë lajthitje e momentit
Ndërsa SPAK ka paralajmëruar ngritjen e strukturave të posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke thënë se nuk mund të survejohen partitë politike në një proces elektoral.
“Nuk mund të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit sepse nuk mundet kurrën e kurrës të kthehemi në kohërat e errëta se kush merret me politike të survejohet. Dalja në këto pozicione është ndërhyrje në liritë dhe të drejtat politike të shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre”, u shpreh kryeministri Rama.