Erion Bani, gjyqtari që ka shkembyer “vetingun” e tij me nje vendim favorizues gjykate ndaj anëtares së Vetingut. A do hetohet nga SPAK?
Ndërsa Erion Bani rrezikonte të humbiste vetingun për shkak të një raporti të ILDKP, e cila ka konstatuar disa transaksione të dyshimta dhe në vlera të pajustifikuara të bashkëshortes së Erion Banit, Anjeza Bani, ju bë fat një antëare e Komisionit të Veingut, Etleda Çiftja.
Ndërsa gjytari Bani kishte hallin e vetigut, Çiftja kishte gjyq me Banin. Në shtator të vitit 2022, Erjon Bani, tashmë gjyqtar në Gjykatën e Posaçme, i ktheu nderin Etleda Çiftjas, duke e shpëtuar nga burgu.
Me një vendim të dyshimtë, paradoksal dhe në konflikt interesi, Erjon Bani shpalli të pafajshme komisioneren Çiftja, e cila akuzohej nga SPAK-u për “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “falsifikim dokumentash”.
Gjyqtari ka pranuar faktet e SPAK-ut se komisionerja Çiftja ka kryer veprime fiktive, ka mashtruar me deklaimin e pasurisë dhe ka falsifikuar dokumente, por arsyeton se që të konsumohej vepra penale fshehje e të ardhurave, duhej që më parë të ishte marrë masë administrative.
Në vendim thuhet se në rastin konkret nuk rezulton që të jetë marrë ndonjë masë e tillë ndaj familjarëve të të pandehurës Çiftja, pasi kjo e fundit në kontratat e shitjes nuk paraqitet në pozicionin e shitësit që të mund të përfitonte të ardhura.
Gjykata konstaton se në këtë rast nuk rezulton të jetë marrë asnjë masë administrative dhe për rrjedhojë i bashkohet qëndrimit të prokurorisë, se kjo vepër penale nuk është konsumuar.
Lidhur me akuzën e dytë, atë të deklarimit të rremë të pasurisë, Bani arsyeton se kjo ndodh në rastet kur funksionari pasqyron në deklaratë më tepër pasuri se sa ka, në mënyrë që me vonë të mund të justifikojë shtimin e pasurisë nga ndonjë veprim i mundshëm korruptiv dhe jo të lërë pa deklaruar pasuri që janë përfituar në mënyrë të ligjshme.
Sipas kësaj logjike, të gjithë ata që janë dënuar për fshehje pasurie, janë ndëshkuar kot.
Në përfundim, Bani çmon se fakti objekt gjykimi nuk përbën vepër penale, por kundërvajtje administrative.0
Nëse gjykon vetëm këtë konflikt interesi në punën e tij si gjyqtar dhe e krahason me akuzat që ai bën ndaj kundërshtareve politik për llogari të Sali Berishës, ai duhet të ndiqet menjëherë penalisht, duke ruajtur standartin e vlerësimeve që bën ai per të tjerët. Apo e mbajnë nen presion t’iu bejë qoka prokuroreve te SPAK?