Punimet për asfaltimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në Ksamil vijojnë me ritme të shpejta

Kryetari i Bashkisë Sarandë, Olti Çaçi, ka bërë me dije se puna për asfaltimin e rrugës dhe përmirësimin e infrastrukturës në Ksamil po ecën me ritme të shpejta.

Ky investim synon të lehtësojë qarkullimin, të përmirësojë cilësinë e jetës për banorët dhe të rrisë standardet e infrastrukturës për sezonin turistik.

Bashkia Sarandë vijon angazhimin për modernizimin e rrugëve dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët dhe vizitorët.