“Ke marrë 45 milionë lekë nga krimi”, Agron Shehaj vë me “shpatulla pas murit” Adriatik Lapajn: Mos na bëj për budalla, trego të vërtetën

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj po përballet publikisht me kryetarin e “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

I ftuar në Top Story, Agron Shehaj ka deklaruar e fakte dhe dokumenta se Lapaj ka përfituar 45 milionë lekë nga një kompani e sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme. Bëhet fjalë për kompaninë “Merkaj 3 SHPK”, e cila u vendos nën sekuestro nga SPAK për shkak të lidhjeve me grupin kriminal të “Çopjave” dhe dyshimeve për pastrim parash.

Shehaj thotë se Adriatik Lapaj i përket pjesës më të errët të sistemit, pasi i përket asaj kategorie që mbështetet nga krimi. Edhe pse Lapaj i mohon kategorikisht akuzat, u vendos me “shpatulla pas murit”, kur pasi u pyet me insistim nga Shehaj, pranoi se administratori i kompanisë në fjalë është në burg.

Pjesë nga debati:

Agron Shehaj: Ne jemi të rinj sepse supozohet të jemi ndryshe nga të tjerët. Mund ta interpretojnë si sulm, por kam folur për transparencën e partive. Kujt i ka djegur le ta mbajë. Nuk them që partia e Adritakiut nuk ka mbështetës. Thash që ka marrë para nga një kompani nën hetim nga Spak-u. Këto dokumente janë fakte, kjo pronë është kthyer nga gjykata e Sarandës. Kjo tregon që Adriatiku është i zhytur në pjesën më të errët në këtij sistemi. Pse është i rëndësishëm financimi? Pasi ti je i kapur nga ata që t’i kanë dhënë këto para të pista.

Adriatik Lapaj: Për faktin që është hedhur një akuzë, unë po mundohem të vë një standard. Unë nuk kam pasur asnjë ditë pushtet dhe po vij këtu që të përballem, gjë që nuk është përmendur. Për 8 muaj rresht kam shtrirë dorën e bashkëpunimin, për partitë e reja. Unë kam ardhur të shpjegoj se çfarë do të thotë. Ai dokument që nxjerr Shehaj është publik apo privat. Pra është publik, pra është në kuadër të ligjit. Kompania në fjalë del që më detyrohet 4.5 milionë lekë, në bazë të një kontrate. Ka dy vjet që kjo komapani më detyrohet para, por nuk mi kanë dhënë. Tani është halli im, se ndoshta nuk i marr dot kurrë, për punën që kam bërë.

Agron Shehaj: Ti nuk i ke marrë ato para, sepse u kapën nga SPAK-u, janë nën hetim për pastrim parash.

Adriatik Lapaj: Zotëria në fjalë është proceduar 7 muaj më parë, por paratë duhet të më ishin dhënë që në vitin 2023.

Agron Shehaj: Dokumenti tregon që ende nuk të kanë dhënë 45 milionë, por nuk tregon sa ke marrë më para. Hë sa para ke marrë. Mos i gënje qytetarët, që i mora apo nuk i mora, mos na bëj për budalla. Paratë e pista janë fakt. Administratori a është në burg?

Adriatik Lapaj: Po është, unë jam avokat dhe mos më kërkoni llogari për punën time.