VIDEO/ “Bëji të fala Ramës”, Agron Shehaj sulmon Adriatik Lapajn: Ne jemi ndryshe, unë nuk financohem nga paratë e pista

Një debat i ashpër është ndezur mes kryetarit të nismës politike “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, dhe kryetarit të Partisë Mundësia, Agon Shehaj. Në një video të publikuar, Lapaj shprehej se njerëzit e shohin Shehajn si biznesmen, çka solli reagimin e menjëhershëm të këtij të fundit.

Në përgjigjen e tij, Shehaj theksoi se ai nuk financohet nga para të pista dhe nuk ka përfituar nga ish-pronarët apo sistemi i korruptuar. Ai akuzoi Lapajn se ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e këtij sistemi, duke e konsideruar atë si pjesë e strukturave që kanë kontribuar në padrejtësinë dhe korrupsionin në vend.

“Adriatik, ne jemi shumë ndyshe. Unë nuk financohem nga paratë e pista Adriatik. Unë nuk kam marrë dot pronat e mia, jo më të përfitoj nga ish-pronarët që ju keni torturuar, gjykatës së korruptuar, avokatë sekserë. Ti ke qenë dhe je pjesë e këtij sistemi Adriatik.

Unë jam si ata qindra mijëra shqiptarë që kanë vuajtur këtë shtet të korruptuar, këtë sistem të padrejtë, atë drejtësi të korruptuar ku ke ngrënë Adriatik. Kjo është diferenca mes teje dhe meje. Unë jam i pakapshëm. Të fala Ramës Adriatik”, deklaroi Shehaj.