Takimi i PD me emigrantët në Athinë: Opozita merr shënime nga një i dënuar për blerje votash
Partia Demokratike zhvilloi një takim me shqiptarët në Athinë, kur jemi vetëm 100 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Për të kërkuar votat e shqiptarëve në Greqi PD kishte marrë me vete dhe i kërkoi ndihmë Fredi Belerit, një minoritari grek, të dënuar për blerje votash në Shqipëri.
Takimi, i cili synonte të dëgjonte dhe shqetësimet e emigrantëve, u shndërrua në një seminar ku kryesia e PD-së ishin të gjithë sy e veshë dhe mbante shënime të përpikta nga leksioni i Belerit.
Analisti Kreshnik Spahiu ka publikuar një foto nga takimi që zhvilloi PD në Athinë, ndërsa shkruan me ironi:
”Foto sa 1000 fjalë. Partia Demoratike takim me emigrantët. Kryesia e saj mbajnë shënime nga fjalimi i liderit tyre helen Fredi Bejleri”.