Konispol: Rinënshtrohet marrëveshja për mekanizmin e referimit të dhunës në familje

Dhe, në Konispol, u zhvillua mbledhja e Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Referimit dhe Koordinimit të rasteve të dhunës në familje.

Gjatë takimit, u rinënshkrua marrëveshja për vitin 2025, duke rikonfirmuar angazhimin e institucioneve për të adresuar dhe trajtuar këto raste në mënyrë efektive.

Diskutimet u përqendruan në ecurinë e MKR-së, sfidat dhe sukseset e deritanishme, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua sigurimit të integrimit socio-ekonomik të viktimave të dhunës dhe fëmijëve të tyre, duke synuar mbështetje më të madhe dhe mekanizma më efikas për rehabilitimin e tyre në shoqëri.

Ky takim nënvizoi rëndësinë e një koordinimi të mirë mes institucioneve për të garantuar një trajtim të duhur dhe një mbrojtje sa më të fortë për viktimat e dhunës në familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *