Bledi Çuçi: Takim fantastik me gratë dhe vajzat e Sarandës, Delvinës, Konispolit dhe Finiqit

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim entuziast me gra dhe vajza nga Saranda, Delvina, Konispoli dhe Finiqi. Sipas tij, ky ishte një moment i rëndësishëm për të forcuar angazhimin dhe bashkëpunimin për sfidat e ardhshme.

“Me përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm, siç kanë bërë deri më tani në qeverisje dhe në familjen tonë politike, do të çojmë përpara edhe sfidën e 11 majit, duke arritur fitoren tonë të radhës. Kjo është e vetmja garanci për Shqipërinë 2030 në BE,” shkroi Çuçi në rrjetet sociale.

Ai bëri thirrje për bashkim dhe solidaritet, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama për një mandat tjetër.

“Së bashku, me shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, do të vazhdojmë rrugëtimin drejt një të ardhmeje më të mirë,” përfundoi Çuçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *