Sarandë, shtohen rastet me viroza, urgjenca e spitalit pret 50 pacientë në ditë

Në qytetin e Sarandës dimri po shoqërohet me numër të lartë pacientësh që paraqiten me urgjencë për ndihmë mjekësore. Mjekët thonë se rastet janë kryesisht me viroza të stinës, por nuk mungojnë as situatat e rënda.

Prej dy muajsh, në urgjencën e spitalit të Sarandës është rritur numri i pacientëve që paraqiten për ndihmë mjekësore.

Mjekja Ina Canaj, shprehet se çdo ditë paraqiten rreth 50 pacientë me probleme shëndetësore, ndërsa tregon edhe simptomat më të shpeshta të virozave.

Mjekja tregon se nuk mungojnë as rastet me patologji të rënduar.

Mjekja Ina Canaj, këshilloi për kujdes dhe menaxhim të situatës në banesë, në rastet kur i sëmuri ka temperaturë dhe kollë.