Takimi i Grupit të punës për Qarkun e Vlorës në Sarandë – Kryefjala, vota e Diasporës

Ditën e sotme, në selinë e Partisë Demokratike në Sarandë, u zhvillua takimi i radhës i Grupit të Punës për Qarkun e Vlorës.

Fokusi i diskutimeve ishte mbi çështjet që lidhen me mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore për vitin 2025, ku kryefjala e takimit ishte vota e diasporës.

Gjatë fjalës së tij, drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës, z. Bujar Leskaj, theksoi rëndësinë e madhe që ka ky proces, duke kërkuar që të hartohet një strategji konkrete dhe të përcaktohet një grafik i saktë takimesh me diasporën.

Gjithashtu, z. Leskaj nënvizoi rëndësinë e prezantimit të qartë dhe hartimit të programit të Partisë Demokratike, duke e konsideruar atë si një aksion parësor për fushatën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *