Galeria e Sarandës: Qëndër ekspozimi, nxitëse talentësh dhe promovuese autorësh

Nga Thoma Nika

Galeria “Art Saranda” prej 12 vitesh është bërë pjesë e guidave turistike të këtij qyteti. Ajo hap dyert për vizitorë të shumtë vendas e të huaj. Interesin e tyre e tërheqin veprat cilësore që ekspozohen në tri sallat e saj, në pikturë e skulpturë.

Piktori sarandiot Lefter Çeko, që drejton dhe menazhon këtë Galeri, shprehet se Galeria është kthyer në institucion arti.

Sipas drejtorit Çeko, tre janë drejtimet bazë për çfarë po punohet në këtë Galeri: për ta kthyer atë në qendër ekspozitash dhe muze arti, për të tërhequr emra krijuesish nga e gjithë hapësira shqiptare dhe diaspora, si dhe në qendër promovimi për krijues nga fusha të tjera të krijimit.

Nxenesit e shkollave kanë në këtë Galeri jo vetëm një qendër të edukimit artistik, por edhe vendin ku në çdo fillim viti ekspozohen krijimet e përzgjedhura ndër më të mirat në pikturë, nga konkursi tradicional mes shkollave të qytetit dhe rrethinave.

Galeria “Art Saranda” ka edhe librin e impresioneve, ku vizitorë vendas e të huaj kanë lënë impresionet dhe vlerësimet e tyre nga ajo çfarë gjejnë dhe emocionet që përjetojnë kur janë përballë punëve që ekspozohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *