ZYRTARE/ Merkato “zien” në Sarandë, dy lojtarë largohen nga Butrinti
Një tjetër largim vjen nga Butrinti, skuadër me një axhendë të ngjeshur merkatoje. Bastri Malaj i ka dhënë lamtumirën sarandiotëve.
Futbollisti ka kaluar një periudhë 3 vjeçare në qytetin bregdetar, por tani i ka ardhur fundi rrugëtimit në klubin e Kategorisë së Dytë. Gjithashtu, edhe bashkëlojtari i tij, Andri Çelo i ka thënë mirupafshim skuadrës bregdetare. Kështu, bëhet 2 numri i lojtarëve të larguar nga Butrinti.
Vetë klubi ka respektuar vendimin e futbollistëve dhe ka nderuar kohën e kaluar të Çelos dhe Malajt në radhët e fanelës verdheblu.