Kryetari i Bashkisë Sarandë takon gazetarët: Projekte të reja dhe urime për vitin 2025

Në mes të atmosferës festive që ka mbështjellë qytetin e Sarandës, Kryetari i Bashkisë, z. Oltion Çaçi, zhvilloi një takim me Unionin e Gazetarëve, dega Sarandë, në një drekë festive të organizuar tek lokali “Demi” në qytet. Në këtë takim mori pjesë edhe Shefja e Kabinetit, znj. Eliana Shkurti.

Gjatë takimit, z. Çaçi ndau informacione të rëndësishme mbi projektet e realizuara deri më tani dhe planet e ardhshme të Bashkisë Sarandë. Gazetarët patën mundësinë të diskutojnë dhe të bëjnë pyetje, të cilave kryetari iu përgjigj me transparencë, duke sqaruar të gjitha detajet për projektet që pritet të transformojnë qytetin bregdetar.

Ndërkohë, atmosfera festive e takimit u përcoll me urime pune dhe bashkëpunimi për një vit të ri të suksesshëm. Në përfundim, z. Çaçi shprehu urimin e tij të përzemërt për qytetarët e Sarandës:

“Uroj që viti 2025 të sjellë suksese dhe mbarësi për çdo familje sarandiote, si dhe vazhdimësi të projekteve që synojnë ta bëjnë qytetin tonë më të bukur dhe më të zhvilluar.”

Takimi shërbeu si një moment reflektimi dhe vlerësimi për arritjet e deritanishme dhe një nisje e mirë për të parë përpara drejt objektivave të rinj për vitin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *