Bashkia Sarandë, gati tenderat për rehabilitimin e tre rrugëve kryesore të qytetit

Rruga pas maternitetit të vjetër në Sarandë, nga rruga Jonianët deri te rruga Onhezmi, do të shtrohet me mozaik.

Ky projekt do të financohet nga Buxheti i Bashkisë Sarandë. Sipas të dhënave zyrtare, vlera e tenderit është 48.3 milionë lekë të reja, ose rreth 490 mijë euro.

Tenderi për shtrimin e kësaj rruge është planifikuar të zhvillohet më 31 dhjetor, duke i hapur rrugë nisjes së punimeve menjëherë pas finalizimit të procedurave. Afati i përfundimit të punimeve është parashikuar të jetë 3 muaj, gjë që do të thotë se rruga duhet të jetë gati për përdorim deri në pranverë.

Gjithashtu eshte gati dhe tenderi 270 mijë euro për rregullimin e 1800 metër rrugica në lagjet 1 dhe 2 në Sarandë.

Një projekt i ri për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Sarandë pritet të nisë së shpejti. Me një fond prej 280 milionë lekë të vjetra (rreth 270 mijë euro), tenderi për realizimin e punimeve do të zhvillohet më 30 dhjetor 2024.

Detajet e projektit

 

Projekti për rikualifikimin e rrugëve të brendshme parashikon tre rrugë me një shtrirje totale prej 1800 metrash linearë dhe gjerësi të ndryshueshme nga 3 deri në 5 metra. Këto rrugë ndodhen në lagjet nr. 1 dhe nr. 2 të qytetit dhe kufizohen nga mure rrethues të avllive. Aktualisht, rrugët janë të amortizuara dhe kanë nevojë për ndërhyrje.

Punimet e planifikuara

  • Shtrim me beton të stampuar: Rrugët do të përmirësohen me beton të stampuar, në varësi të terrenit.
  • Shtresë asfaltike: Disa segmente do të mbulohen me asfalt.
  • Ndërtimi i ndriçimit rrugor: Do të vendosen sisteme të reja ndriçimi për të përmirësuar sigurinë.

 

 

Punimet janë parashikuar të zgjasin 3 muaj nga nisja e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *