Kush janë shefat e rinj të Komisaritave Sarandë e Delvinë?

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka emëruar shefat e rinj të komisariateve të policisë sipas drejtorive vendore përkatëse.

Vendimi i tij u mor pas përfundimit të fazave të konkurrimit për pozicionin “Shef Komisariati” dhe pas përfundimit të procesit të ankimimit nga Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave.

Ne krye te Komisariatit te Policisë Sarandë, u emerua Komisar Gëzim Bashllari.

Ndersa Komisariati i Policisë Delvinë, Komisar Agim Troci.

Komisar Gëzim Bashllari që do drejtojë tashmë Komisariatin e Policisë Sarandë ka shërbyer si oficer policie pranë Drejtorisë Hetimore dhe ka marrë pjesë në aktivitete akademike,  ku ka diskutuar mbi politikat kundër krimit të organizuar.

Ndërkohë Komisar Agim Troci që do të drejtojë Komisariatin e Policisë së Delvinës, ka shërbyer edhe në Sarandë ku ka pasur një vlerësim nga ana e qytetarëve.

Në 2018 Agim Troci ka pasur edhe disa akuza nga një grua për dhunimin e djalit të saj…

Këto ndryshime synojnë angazhimin e Policisë së Shtetit për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe për të forcuar strukturat vendore të rendit. Përballë një rajoni me rëndësi të veçantë strategjike si Saranda dhe Delvina, emërimet e reja shihen si një hap pozitiv drejt forcimit të sigurisë dhe ruajtjes së qetësisë publike në këto zona.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *