Ulje e ndjeshme e viktimave në Itali, 431 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit
Italia shënoi 24 orët e fundit 431 të vdekur, shifra më e ulët e regjistruar prej shumë ditësh.
Lajmi u bë i ditur nga Departamenti i Mbrojtjes Civile, përmes një raporti që u jep medieve para se të dalë në konferencën e orës 18.00. Në Itali, totali i viktimave ka shkuar në 19.899.
Një ditë më parë ishin 619 të vdekur ndaj, shifra e sotme shikohet si mjaft më optimiste.
Sakaq numërohen edhe 4.092 njerëz të infektuar që u identifikuan vetëm në 24 orët e fundit që e çon në 156.363 numrin e tyre të përgjithshëm.
Ndërkohë janë konfirmuar si të shëruar sot edhe 1.677 njerëz duke e çuar në 34.211 numrin e përgjithshëm të pacientëve që e kanë mundur koronavirusin.