Shuhen zjarret në Finiq dhe Delvinë
Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se pas një pune të pandërprerë edhe gjatë natës nga forcat operacionale nga bashkitë Finiq, Delvinë, Himarë, Sarandë, Konispol e Dropull, mbështetur nga 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri “Cougar” është bërë e mundur shuarja e zjarreve në Finiq dhe Delvinë.
Ndërkohë, shton Ministria e Mbrojtjes, situata po vazhdon të monitorohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.
Ministria e Mbrojtjes shpreh mirënjohje për të gjithë efektivët e përfshirë në këto operacione, që zhvillohen në kushtet e temperaturave të larta dhe në terrene të vështira.