Shoferi humb kontrollin, makina përfundon në kanalin e Butrintit

Një tjetër automjet ka përfunduar në ujërat e Kanalit të Butrintit, duke shënuar rastin e dytë brenda 8 ditësh.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në Kanalin e Butrintit në afërsi të fshatit Vrinë.

Nga burime paraprake bëhet me dije se kanë qenë dy persona brenda në mjet, të cilët kanë mundur të dalin me not pa dëmtime.

Policia e Sarandës është ndodhur menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet.

Sipas policisë mjeti që ka rënë ka qenë tip “Fiat” me targa AA 459 RL me drejtues shtetasin e huaj Patryk Sajnog. Gjithashtu ai rezulton pa leje drejtimi dhe është arrestuar nga policia.

Kujtojmë se në 31 korrik një tjetër automjet ra në të njëjtin vend duke shkaktuar plagosjen e dy turistëve të huaj të cilët vinin nga Qafë-Bota.