Frikë nga COVID-19, izolohen në Gjirokastër 47 emigrantë
47 emigrantë të kthyer nga Greqia janë akomoduar në hotele të qarkut Gjirokastër, pasi karantinimi i tyre për 14 ditë është një detyrim në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Prefekti i qarkut, Astrit Aliaj, në një komunikim me TCh ka dhënë më tepër detaje rreth menaxhimit të kësaj situate. Ai thotë se dhomat e hoteleve janë dezinfektuar përpara së të strehonin emigrantët.
Sipas tij, nuk do të ketë probleme të furnizimit me ushqim.
Ai do të mbulohet nga bashkitë e qarkut dhe sic thotë Aliaj, do t’u ofrohet i ngrohtë në mëngjes, drekë dhe darkë.
Prefekti shtoi gjithashtu se fatmirësisht deri më tani asnjë nga këta emigrantë nuk ka rezultuar i prekur me Covid-19.
Më poshtë prononcimi i tij i plotë për TCh.