Vangjel Tavo fiton thellë zgjedhjet e Bashkisë së Himarës

Bashkia e Himarës tashmë ka një kryetar të ri!

Vangjel Tavo është shpallur fitues i bashkisë me mbi 1400 vota më shumë se rivali i tij Petro Gjikuria.

Deri në momentet e fundit ku ka mbaruar edhe numërimi, Tavo ka qenë i shoqëruar nga Blendi Klosi, ndërsa Gjikuria i cili pasi pa rezultatin se po humbiste rreth orës 4 të mëngjesit u largua dhe nuk qëndroi deri në fund për të pritur verdiktin që i dha fitoren rivalit të tij socialisht.

Tavo fitoi dhe bastin politik ku ishte shprehur se do të fitonte me 1000 vota plus duke sfiduar rivalin e tij të opozitës.

Sipas rezultateve të KQZ Vangjel Tavo ka marrë 5022 vota ose 58.62% ndërsa Petro Gjikura ka marrë 3545 vota ose 41.38%. Pra Tavo ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie me një rezultat diference prej 1468 votash.