“Himara gdhihet të hënën me 2 kryebashkiakë të zgjedhur”, Dule: Tavo hyri në zgjedhje me 1000 vota plus
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule në një prononcim për mediat tha se kandidati socialist, Vangjel Tavo ka shtuar në mënyrë të paligjshme 311 votues të rinj në lista ndërsa 6 mijë të tjerë iu është privuar e drejta për të votuar për shkak të pavlefshmërisë së kartave të ID.
Kjo sipas Dules, kandidati i PS, Vangjel Tavo ka hyrë në garë me një mijë vota plus, krahasuar me atë të opozitës.
“Himara nesër do të zgjohet me dy kryebashkiakë të zgjedhur. Mandati i Fredi Belerit nuk është ndërprerë konform ligjit dhe vendim të formës së prerë.
Është për tu gjykuar ankimimi në KAS dhe njëkohësisht i zotit Beleri që u depozituan sipas legjislacionti brenda 30 ditëve që parashikon ligji”
311 zgjedhës janë të importuar nga Vangjel Tavo dhe mbi 6 mijë votuesve iu privua e drejta e votimit. Tavo ka hyrë me plus një mijë vota krahasuar me atë të opozitës.“
Sipas Dules problemi me kartat e ID është i qëllimshëm dhe i mirë menduar pasi kompania për sigurimin e kartave identifikuese ka marrë qindra kërkesa për rinovim nga qytetarët, por nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.