Francezi mashtrues ne Sarandë, përdor 100 dollarë false për blerje në dyqan
Një turist francez ka përdorur 100 dollarë false për blerje në një dyqan në Sarandë.
Si pasojë, 35-vjeçari po procedohet penalisht.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin francez 35 vjeç, pasi dyshohet se ka përdorur një kartëmonedhë të prerjes 100 dollarë, të falsifikuar, në një subjekt tregtar në lagjen nr. 4, Sarandë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.