“Legen, ti këllirë laj gojën” – Shpërthejnë në ofendime Dhuli e Bido: Ti punon për Vorio Epirin, zhduku nga studio
Ndërsa në studion e Top Story po diskutohej për çështjen e Himarës dhe zgjedhjet e 4 gushtit, studiuesi Ardit Bido dhe përfaqësuesi i Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli, kanë shpërthyer në ofendime ndaj njëri-tjetrit.
Bido i tha se ai punon për Vorio Eprin, ndërsa Dhuli iu kthye duke i thënë se duhet të lajë gojën para se të thotë diçka të tillë për të.
Por debati ka shkuar edhe më tep më përdorimin e fjalëve fyese, kur Dhuli i tha Bidos, “këllirë”, e ky i fundit kërkoi largimin e tij nga emisioni.
Dhuli: Në emisionin e parafundit kam thënë, në këtë studio, kam thënë që unë do ta preferoja kandidatin lab. Këtë e kam propozuar dhe në rrethet tona të diskutimit. Pse e kam propozuar të tillë? Edhe me riskun se mund ta humbisnim atë garë. Çfarë rrezikonte kjo? Rrezikonte që atë garën elektorale ta kthente në një betejë shqiptaro-greke.
Bido: Dhe tani zgjodhët një vorio-epiriotist.
Dhuli: Jo, kjo s’ka lidhje.
Bido: Që mos të kthehet në shqiptaro-greke, të mbështesim Vorio Epirin. Ju të djathtët, konservatorët.
Dhuli: Po mirë mo burrë i dheut, ki durim, duro. Do ta mundim prapë Edi Ramën ne atje, duro.
Bido: Munde me shqiptarë, munde me njerëz që janë patriotë të asaj zone, që kanë treguar se i fitojnë votat. Pse po tenton sot me Vorio-Epir, pse ju sot po mbështesni Vorio-Epirin? Kjo është pyetja.
Dhuli: Kush po e mbështet Vorio-Epirin?
Bido: Ju!
Dhuli: Thirri mendjes se ke ikur fare nga mend e kokës. Ke ikur fare. Thirri mendjes. Zbrit në tokë.
Bido: Ti je krenar që ke nënën Greqi pas? Se për gjithë himariotët po flet ai robi.
Dhuli: Po unë s’jam grek. Ai flet për ata himariotë që ndihen grekë.
Bido: Ai është që deklaroi se 70% e himariotëve janë grekë. Ai që mbështesje ti dhe që mbështet ti.
Dhuli: Ai flet për ata që deklarohen grekë, jo për mua. Po ti s’je i vëmendshëm, se e ke mendjen tek Edi Rama kur flas unë. Beleri që flet tani është Beleri i grekëve, nuk është më Beleri im.
Bido: Pra ai ka 30 vite që punon për Vorio-Epirin, sot gënjen publikun dhe bën fushatë.
Dhuli: Vorio-Epiri është një idiotësi e paimagjinueshme, që çuditërisht vjen në studiot tona dhe me këtë marrin klikime lloj-lloj fantazmash.
Bido: Sot, ju të djathtët, që jeni shumica e opozitës. Jeni më shumë se dyfishi i votave greke në Bashkinë Himarë. Ju sot, opozita, zgjodhët të mbështesnit një person që punon për vorio-epirin. Nuk zgjodhët një himariot, shqiptar apo grek të Himarës që nuk punon për shtet të huaj dhe nuk është anti-shqiptar.
Dhuli: Ti s’e kupton këtë, se s’ke lidhje me atë zonë fare. Flet në ajër kot.
Bido: S’kam unë lidhje me atë zonë?
Dhuli: Belerin kryetar bashkie e bënë shqiptarët, s’e bënë grekët. Kam thënë që oligarkëve që iu shërben ti, do t’iu shembet trau i Kakomesë. Është premtimi i parë që duhet të shembet.
Bido: Unë s’mbështes asnjë parti. Unë jam kundër vorio-epiriotistëve si ty.
Dhuli: Kujt i thua vorio-epiriotist ti? S’mund të më thotë vorio-epiriotist e të dalë kaq kollaj.
Bido: PD mbështet një irredentist
Dhuli: Për ty të mundësh Ramën është tradhti
Bido: Ore kujdes gjakun e paraardhësve të ty se po punon për Vorio-Epirin
Dhuli: Unë punoj për Vorio Epirin? Më ke flet mo?
Bido: Me ty që mbështet kandidatë të Vorio Epirit
Dhuli: Ti dëgjo këtu, ti këllirë laj gojën kur të më thuash mua për Vorio Epirin
Bido: Si the mo? Me kë po flet? Tani ti do çohesh do ikësh nga emisioni se nuk më flet mua në këtë mënyrë
Dhuli: Legen, qepe gojën se nuk jam shoku jot.