Nuk kanë më banorë, bashkia e Konispolit rrezikon të shkrihen
Tkurrja e popullisë që evidentoi censi i vitit 2023 ka vënë në rrezik ekzistencën e disa bashkive në vend. Të paktën 5 prej tyre kanë një rënie të ndjeshme të numrit të banorëve nën 5 mijë banorë, çka ka vënë në pikëpyetje nevojën për të qënë ende bashki.
Numrin më të ulët e ka bashkia Pustec në Qarkun e Korçës, me 1843 banorë, e ndjekur nga ajo e Libohovës në Qarkun Gjirokastër me 2765 banorë, Këlcyrës me 4400 banorë, Fushe-Arrësit me 4878 banorë dhe Konispoli me 4898 banorë.
Ndërsa nga 61 bashki që ka vendi, 9 të tjera kanë nën administrim një popullsi prej më pak se 10 mijë banorësh.
Për ekspertët kjo tkurrje e popullsisë që ka ardhur si rezultat i flukseve migratore, duhet të adresojë një sërë problemesh që lidhen me shërbimet.
Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie: Kjo tkurrje ka ardhur sa nga problemet ekonomike të tyre po ashtu edhe për të kërkuar një jetë më të mirë dhe janë kryesisht migratorë. Duhet parë se si ka shërbyer në tërësi shërbimet e këtyre minibashkive të vogla nëpër qarqet e ndryshme të vendit.
Sipas Gjokutajt, censi i 2023 ka nxjerrë nevojën edhe të një ndarje të re administrative.
Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie: Të shikohet ndarja e administrative për mbajtjen e qytetarëve pranë vendbanimeve te tyre për të bërë edhe njëherë politikat dhe për të riformatuar edhe njëherë atë që nxori censi.
Bashkitë të cilat kanë më pak se 10 mijë banorë janë Poliçani, Dropulli, Memaliaj, Përmeti, Tepelena, Kolonja, Puka, Delvina, Himara.