Vatra aktive zjarri në Delvinë, Denaj: Strukturat në terren për shuarjen e tyre
e larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit janë bërë shkak për vatra zjarri, kryesisht në jug të vendit.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se në Delvinë janë aktive disa vatra zjarri dhe se zjarrfikësit janë në terren për shuarjen e vatrave aktive.
“Së bashku me kryetarin Besmir Veliu, nënkryetarët, drejtorin e emergjencës dhe prefektin, për të organizuar ndërhyrjen në tokat e Delvinës dhe zonave përreth, të prekura nga zjarri. Faleminderit zjarrfikësve për punën në ndërhyrjen në vatrat aktive të zjarrit dhe të gjitha bashkive për mbështetjen”, u shpreh Denaj.