Shkelën orarin e muzikës, nën hetim pronarët e dy lokaleve në Dhërmi e Ksamil

Procedohen penalisht dy administratorë të një beach bari dhe një lokali në Dhërmi dhe Ksamil.

Mësohet se objektet kanë gjeneruar muzikë tej normave dhe jashtë orarit të përcaktuar.

Për pasojë janë sekuestruar pajisjet muzikore dhe janë proceduar E. P 34 vjeç dhe S. M 37 vjeç.

Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.