Zgjedhjet në Himarë, Berisha vë përballë Tavos anëtarin e organizatës së drejtuar nga antishqiptari Nikolas Geixh!
Himara duket se është kthyer në një betejë greko-shqiptare, ndonëse kjo bashki nuk ka fare lidhje me grekët. Sot pritet që të zyrtarizohet kandidati i opozitës për zgjedhjet e reja dhe sipas burimeve nuk do të jetë Petro Beleri, djali i Fredi Belerit. Por do të jetë një emër tjetër që ka mbrojtur interesat greke.
Sipas burimeve, kandidati i opozitës pritet të jetë Petro Gjikuria, një greko-shqiptaro-amerikan. Gjikuria është nga Drimadha, por ka jetuar në SHBA për shumë vite. Sipas informacioneve, ai gjithashtu ka një biznes në Amerikë dhe është pjesë e “Federatës Panepirote të Amerikës”. Për të gjithë ata që nuk e dinë, kjo federatë nuk është gjë tjetër, veçse lobi grek në SHBA dhe drejtohet nga i famshmi Nikolas Geixh. Për shumëkënd ai njihet si antishqiptar.
Geixh është i njohur për qendrimet e tij për Himarën, të cilën e quan zonë greke, dhe përpjekjet e tij për autonomi nuk kanë qenë thuajse asnjëherë të fshehta. Lufta e tre dekadave për Vorio-Epirin e kanë çuar në përplasje të forta me shtetin shqiptar. Derisa presidenti i asaj kohe, Sali Berisha e shpalli atë person “non grata” në vitin 1994. Por Geixh i përmirësoi marrëdhëniet me Berishën në vitin 2002, duke i përkeqësuar respektivisht me qeverinë Nano.
Tani Berisha kandidon në Himarë një prej besnikëve të tij, duke hedhur një tjetër shashkë në luftën që po bëhet mes Tiranës dhe Athinës.
Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës do të mbahen më 4 gusht, ndërsa sipas projektvendimit të KQZ, kandidatët do të kenë në dispozicion, vetëm 1 javë kohë për të organizuar fushatën e tyre. Vangjel Tavo është kandidati i zyrtarizuar i socialistëve.