Fluksi i turistëve punëson të rinjtë, 21-vjeçari Enver Duka zgjedh Sarandën për të punuar si kuzhinier
21- vjeçari Enver Duka i shkathët në veprime, i kujdesshëm në receta e gramatura, që di të gatuajë prodhimi deti e mishi, për turistë e klientë nga mbarë bota. Në hapat e parë të punës së tij ai kujton se këtij zanati i hyri falë dëshirës për të qenë një ditë pse jo dhe shefi.
“Kam nisur me dëshirën nga arti, nga shija për të punuar në kuzhinën shqiptare, në këtë vend të bukur dhe në hotelet më të mira. E dua shumë si profesion”, tha Duka.
Më artin e tij ai gatuan një larmi të gatimeve tradicionale vendase, por dhe sipas shijeve të vizitorëve të huaj. Duka që nuk e heq bluzën e kuzhinierit asnjëherë thotë se edhe pse fillimi ai e ndjen kënaqësinë që të jep ky profesion bashkë me mirënjohjet dhe falenderimet që merr nga klientët e tij. “Dua të kënaq të gjithë klientët”, shtoi ai.
Dita e kuzhinierit të ri është një ditë plot ritëm, mes asortimenteve dhe enëve të kuzhinës, mes bashkëbisedimit me kolegët e kamarierët e sidomos në këtë stinë ku pushues nga vendi e mbarë bota janë në bregdetin e Sarandës.
Në çdo ditë Enveri mëson receta të reja, por duke krijuar edhe veta receta ushqimore bazuar mbi traditën dhe shijet e klientëve, të cilët kanë preferenca të ndryshme sipas vendeve nga vijnë.
Zhvillimi i turizmit dhe fluksi i lartë i turistëve nga mbarë bota ka bërë që shumë të rinj si Enveri të zgjedhin bregdetin për të punuar gjatë sezonit veror dhe për të shfaqur talentin e tyre në profesionin që kanë zgjedhur.