Oltion Çaçi fton qytetarët më 28 maj në shëtitore: “Saranda Fish Festival” do jetë një ekperiencë e paharrueshme
Më 28 Maj në Shëtitoren e Sarandës do të organizohet një festë fantastike “Saranda Fish Festival”.
Në rrjetet sociale kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi, ka ftuar të gjithë qytetarët ti bashkohen këtij festivali, i cili do të jetë një eksperiencë e paharrueshme.
“Festojmë zhvillimin, zhytemi në traditë Saranda Fish Festival, nuk është vetëm një festë, është destinacioni juaj i këtij fillim sezoni, është një ekperiencë e paharrueshme.
Takohemi më 28 Maj në Shëtitoren e Sarandës, për ditë plot diell, netë që do t’ju mbajnë zgjuar dhe kujtime që mbesin gjatë në mendje!”, shkruan Oltion Çaçi.