Sipërmarrsja nga Delvina tregon çfarë pinte Vaçe Zela për zërin
Vero Çeço e cila njihet ndryshe si Vera e bimëve medicinale për gazetaren Rudina Xhunga, DritareTv rrëfeu sekretin që e ndihmonte këngëtaren Vaçe Zela që ruante zërin për të kënduar në çdo kohë, qoftë edhe gjatë virozave.
Zonja Çeço tregoi se këngëtarja përdorte vajin e dafinës dhe rigonit, i cili është shumë i dobishëm për fryëmarrjen.
“Vaji i dafinës kur njerëzit kishin kollë në pandemi ia sugjeroja. I bëja një kombinim, dafinë, rigon dhe sherebelë. E dija sepse Vaçe Zela atëherë merrte vaj dafine dhe rigon për të ruajtur zërin.
Kombinonte pak dafinë e rigon, kjo ndihmon për zërin dhe frymëmarrjen.
Është shumë i dobishëm tani që është ky gripi nëpër këmbë. Këto vajra i bëj vetë, vijnë të huaj që i blenë këtu. Ky lloj vaji nuk skadon, është i ngjashëm si vaji i ullirit. Që futet në kazan dhe me anë të avullit del vaji. Është qetësues shumë i mirë. Dafina nuk është vetëm kurues shumë i mirë, por edhe erëz shumë e mirë”, u shpreh sipërmarësja.