Besmir Veliu dhe Stefan Çipa inspektojnë objektin 6 katësh të banesave sociale që po ndërtohet në Delvinë
Kryetari i bashkise se Delvines Besmir Veliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, Z. Stefan Çipa inspektuan ecurinë e objektit 6 katësh të banesave sociale që po ndërtohet në Delvinë.
Nje godine ku do te akomodohen 29 familje.
“Së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Entit Kombëtar të Banesave, Z. Stefan Çipa, inspektuam ecurinë e objektit 6 katësh të banesave sociale që po ndërtohet në Delvinë.
Një premtim i mbajtur, në të cilin do të akomodohen 29 familje duke ndikuar në zbutjen e problematikave sociale të strehimit.
Fokusi i diskutimeve gjatë këtij inspektimi ishte mbajtja e ritmeve intensive të punimeve me qëllim përfundimin dhe dorëzimin në kohë të objektit”, shkruan kryebashkiaku i Delvines.