Takimi në Athinë më 12 maj, Rama thirrje shqiptarëve: Ata që munden, ta kalojnë me ne këtë moment të veçantë krenarie

Ditën e djeshme u publikua vendi dhe ora ku pritet të zhvillohet takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët që jetojnë në Greqi në kuadër të rienergjizimit të Diasporës.

Duke e publikuar në facebook, adresën sallën “Christmas Theatre” në stadiumin Galatsi të Athinës, Rama fton sërish shqiptarët të jenë të pranishëm duke e quajtur këtë si një “moment krenarie”.

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.