Revista italiane vlerëson plazhet e Ksamilit dhe i konsideron ato si më të bukurat e Europës
Shqipëria po vlerësohet gjithnjë e më shumë nga mediat ndërkombëtare për plazhet e saj të kaltra, historinë e pasur dhe peizazhet mahnitëse.
Revista italiane “Wom Travel”, rekomandon plazhet më të bukura në Europë për turistët dhe pjesë e listës së gjatë është edhe Shqipëria.
Mes 15 destinacioneve me plazhet më të bukura nga brigjet e Algarve deri te ishujt grekë, pjesë e listës janë edhe xhevahiret sekrete të Ksamilit, ku revista italiane i konsideron si një nga plazhet më të bukura të Evropës.
Qyteza e bukur bregdetare ka ishuj të vegjël të mbuluar nga bimësia mesdhetare në të cilën gjenden disa prej plazheve më të bukura dhe më sekrete në të gjithë Shqipërinë. Këto ishuj mund të arrihen me varka ose duke notuar.
Plazhi i Ksamilit është një nga plazhet më të bukur në të gjithë vendin dhe ndodhet, jo shumë larg qytetit të Sarandës, një tjetër destinacion i njohur turistik.