Gazheli nga Qafë Bota: Rritje e fluksit të pasagjerëve për Pashkën, angazhim i strukturave doganore
Rritja e fluksit të pasagjerëve në pikat kufitare në prag të festës së Pashkës Ortodokse ka shtuar angazhimin e strukturave doganore.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, pa nga afër sot punën në doganën e Qafë-Botës dhe Kakavijës.
Gazheli diskutoi rreth masave të marra nga strukturat doganore për shërbim 24 orë për të lehtësuar lëvizjen e lirë të mallrave dhe pasagjerëve.
Fillimi i sezonit turistik me shtimin e pasagjerëve dhe mallrave, nga dhe drejt Shqipërisë, është në qendër të vëmendjes së Administratës Doganore Shqiptare.