Një eksperiencë për tu kujtuar e për të reflektuar

Nga Thoma Nika

Sot, në Ditën e Lirisë së Medias, e kthej kujtesën në vitet 2000, kur botoja gazetën “Joni-Saranda”.

Kjo është krijesa ime e dashur: Gazeta dygjuhëshe (shqip-anglisht), si sipërmarrje personale dhe sprovë profesionale në fushën e medias private vendore.
“JONI SARANDA” ishte një gazetë e formatit të një guide turistike për Sarandën, që shpërndahej falas për lexuesin shqiptar e të huaj.

Atë e gjeje në kioskën e shtypit në qendër të Sarandës, në hollin e Bashkisë dhe në portin turistik, sipas praktikës europiane dhe rekomandimit të Fondacionit mbështetës “Press Now”.

Një eksperiencë për t’u kujtuar dhe për t’iu referuar e për të reflektuar.