Turisti çek aksidentohet në Sarandë, do të dërgohet në Spitalin e Traumës
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Sarandës, tek vendi i quajtur Ura e Gajdarit.
Mësoshet se turisti çek Martin Barta, 36 vjeç, duke udhëtuar me motor është rrëzuar dhe është plagosur.
Policia e cila ndodhej në vendin e ngjarjes në momentin e aksidentit, ka njoftuar urgjencën dhe u bë transportimi i turistit në spital.
Pas ndihmës së parë mjekësore mësohet se turisti çek ka thyerje të vertebrave lumbare L4 L5 dhe për rrjedhojë do të transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.