Turizmi në Sarandë, rezervimet e hershme janë 50% më shumë se një vit më parë
Pasi ka lënë pas një sezon mjaft të suksesshëm turistik, Saranda e cilësuar si Perla e turizmit shqiptar, ka nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik, duke nisur nga porta e parë e pritjes së turistëve që është Porti turistik i qytetit.
Këto muaj të parë të këtij viti janë tregues i qartë se sezoni do jetë dukshëm më I frekuentuar se ai I kaluari. Autoritetet portuale pohojnë se nga të dhënat e para rezulton se kërkesa për ankorime të mjeteve lundruese që sjellin turistët në bregdetin e Jonit është 50 % më e lartë se kërkesa e vitit të kaluar, duke shtuar dhe shtimin e linjave , sidomos me portin fqinj të Korfuzit
Këto shifra dhe kërkesa në rritje dhe të turistëve për të shijuar e frekuentuar turizmin detar dhe atë kulturor në Sarandë do të sjellin numër të madh mjetesh lundruese dhe turistë gjë që dikton shtimin e masave për të përballuar pa probleme, vonesa e burokraci ankorimin, përpunimin e mjeteve lundruese de kontrollin pa vonesa të pasagjerëve. Lajmi më i mirë është shtimi i punonjësve sezonale në masën 200% dhe shtimi kapaciteteve ankoruese e përpunuese më një infrastrukturë që i përgjigjet fluksit në rritje.
Saranda është cilësuar si perla e turizmit shqiptar dhe nga viti në vit ka njohur një bum të ardhjes së turistëve vendas e të huaj. Vetëm gjatë vitit të kaluar në bregdetin e saj kaluan pushimet rreth mijëra turistë, të cilët në shumicë pritet ti rikthehen Sarandës , Ksamilit, Butrintit, Syrit të kaltër e plot bukurive të tjera që ajo ofron për vizitorët.