EMRAT/ Dhunohet Anëtari i Këshillit Bashkiak, në kërkim dy persona
Enea Vasili, anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës si përfaqesues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është dhunuar mbrëmjen e djeshme në shëtitoren e qytetit të Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30, kur Vasili është goditur me grushte nga shtetasit Gentjan Papagjika, 44 vjec dhe Lulëzim Tabaku, 35 vjec, te dy banues në Sarandë e me precedente penalë.
Policia i ka shpallur në kërkim dy të dyshuarit dhe ka referuar materialet në Prokurori për veprën penale “goditje për shkak të detyrës në bashkëpunim”.