Operacioni antidrogë në Vlorë, sekuestrohet një sasi kanabisi
Një sasi lënde narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e qarkut të Vlorës gjatë operacionit të koduar “Kallarat”.
Në kuadër të operacionit, i cili u zhvillua në fshatin Kallarat të Vlorës, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 31 vjeç, të cilit iu gjetën në banesë 14.4 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu dërguan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërkohë policia informon qytetarët se krahas angazhimit për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijon puna për goditjen e paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet me anë të metodave speciale të hetimit, operacioni antidrogë “Kallarati”.
Sekuestrohen 14 kg e 406 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.
Vihet në pranga poseduesi.
Strukturat e DVP Vlorë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.
Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të procedimit penal të ndjekur me anë të metodave speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kallarati”.
Në kuadër të operacionit, i cili u zhvillua në fshatin Kallarat të Vlorës, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 31 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 14 kg e 406 gr.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.