Projektet e dhëndrit të Trump për Sazanin, kryebashkiaku i Vlorës: Të zhvillojmë pa prishur, duam të rrisim numrin e investimeve

i Vlorës, Ermal Dredha ka komentuar edhe aplikimin për investim të Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, në ishullin e Sazanit.

 

Kryebashkiaku u shpreh se nuk i ka detajet e projektit, por shtoi se mirëpresin çdo investim që i jep ekonomi Vlorës. Ai shtoi se dëshirojnë të zhvillojnë qytetin, por pa e prishur.

 

 

“Duam sa më shumë investime në qytet, ashtu siç i takon nivelit të vizitorëve që ne duam të thithim në Vlorë. Varet si e kemi ne vizionin, duam ta zhvillojmë në mënyrë të qëndrueshme, të zhvillojmë pa prishur.

Koha do ta tregojë sepse edhe unë nuk i kam detajet e projektit, mirëpresim çdo gjë që i jep ekonomi qytetit”, u shpreh kryebashkiaku Dredha.