Shpallet në kërkim 35- vjeçari nga Saranda, dhunoi himarjotin
Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit V. C., 35 vjeç, banues në Sarandë.
Shpallja në kërkim e tij u bë pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, shtetasin L. T., 34 vjeç, banues në Himarë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.