Shemben 7 objekte pa leje në Ksamil
IKMT në bashkëpunim me IVMT Bashkia Sarandë kanë nisur sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil, kryesisht ato të ndërtuara para zgjedhjeve të majit 2023.
Deri në këto momente janë prishur 7 objekte pa leje, ndërkohë që aksioni vazhdon.
Në mbështetje të dy strukturave janë edhe forca të Komisariatit të Policisë Sarandë si dhe Policia Bashkiake e Sarandës.