VIDEO: Po hynte në GJKKO për të marrë pjesë në gjyqin e Belerit, Vangjel Dule goditet me vezë
Një incident është regjistruar në GJKKO, ku kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule është goditur me vezë.
Ngjarja ka ndodhur teksa ai hynte në GJKKO, ku do të merrte pjesë në seancën për Fredi Belerin.
Ishin dy persona ata që qëlluan Dulen, i cili nuk reagoi për incidentin, ndërsa hyri në ambientet e GJKKO-së.
Dy personat nuk ndalen vetëm me goditjen me vezë, por shpërthejnë akuza duke i thënë: ”Si këlyshët e Serbisë do të ikni. Edhe ti do ta hash supën”, ndërsa Dule vazhdon të futet në Gjykata duke tundur kokën në shenjë revoltimi.
Në seancën e somtme është e pranishme edhe ambasadorja greke.