Adrian Gurma: Shëtitorja do jetë e aksesueshme me hapjen e sezonit turistik

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka folur pas rinisjes së punimeve tek shëtitorja e qytetit.

Në një prononcim për “Ora News”, Gurma u shpreh se punimet po vijojnë me ritme të larta, në mënyrë që me hapjen e sezonit turistik loti i parë të këtë përfunduar.

“Ne po punojmë maksimalisht bashkë me operatorin kontraktor që situata të vijë drejt normalizimit dhe me hapjen e sezonit turistik ta gjejë pjesën e lotit të parë të këtij investimi të përfunduar dhe të aksesueshëm për publikun”, tha kryebashkiaku Sarandës.

Në vijim, Gurma shtoi se këtë vit bashkia e Sarandës ka vendosur se plazhet në qytet do të jenë 100% publike dhe pa pagesë.

“Duke pasur parsysh se vija e parë e bregdetit është shumë e kufizuar për hapsirat e plazheve publike, ne kemi menduar që këtë vit kemi të vendosim që gjithë pjesën që përfshin shëtitorja dhe pjesën e plazhit të ri do të jenë të gjitha hapsira pubike dhe të aksesushme për qytetarët pa pagesë”, u shpreh ai.

SHËNIM: Foto ilustruese është arkiv!

/Sarandanews.com/