U rrahën me njëri-tjetrin, policia e Sarandës procedon penalisht dy persona
Specialistet e Komisariatit te Policise se Sarandes referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. H., 37 vjeç dhe A. V., 52 vjeç.
Kjo pasi ditën e djeshme, në fshatin Vërvë, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.