Konispol/ Procedohet penalisht 51- vjeçari, peshkoi me lëndë eksplozive

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. D., 51 vjeç.

Kjo pasi dyshohet se në fshatin Xarë, Konispol, ka ushtruar veprimtarinë e ndaluar të peshkimit, me lëndë eksplozive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.