Cili është ky fshat i Finiqit?
Mes shumë e shumë veprave të ekspozuara para pak kohësh në Galerinë Saranda ishte dhe kjo tablo. E dini se cili fshat është? Eshtë Cerkovica, tutje Dhivrit, pas së cilës vjen Leshnica e Zmineci, fshatra këto me popullsi minoritare, pjesë e Bashkisë së Finiqit.
Është e qartë se bëhet fjalë për Cerkovicën e dikurshme, nën komunizëm, ku në horizont feks lapidari me yll të kuq.
Ja vlen të vizitohet, të njihet si zonë, për të gjithë ata që nuk u ka rënë rruga andej, tashmë që dhe është shtruar.