Ish deputetja e PD: Renditja e Sarandës në “Forbes” është një superlajm
Ish-deputetja Lajla Përnaska, e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, e ka cilësuar një lajm shumë të mirë shndërrimin e Shqipërisë në një vend që thith turistë nga e gjtihë bota.
Përnaska theksoi se është një lajm i madh që Saranda ka tërhequr vëmendjen e prestigjozes “Forbes” si një destinacion për festat e fundvitit.
“Unë besoj se e kanë në vëmendje dhe drejtuesit e Bashkisë atje, dhe Korça e ka marrë këtë vëmendje. Superlajm është që edhe Saranda e ka arritur këtë renditje. Unë do e shikoja më shumë në syrin e politikave të qeverisjeve vendore, sepse qartazi këto vërtetojnë se janë politikat e duhura për jetën e qytetit”, u shpreh Përnaska.
Më tej ish-deputetja theksoi se kjo punë duhet të vijojë në të gjitha nivelet, në mënyrë që të kompletohen të gjitha pikat ku ka mangësi, pasi Shqipëria ka gjithë potencialin për të qenë një destinacion turistik përgjatë gjtihë vitit.