Tentoi të vjedhë një shtëpi në Finiq, procedohet penalisht 55- vjeçari
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Q., 55 vjeç.
Kjo pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën shtetasit K. V., në Finiq.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.